Telegrafi

Katy Perry tregon se si e kishte njoftuar të fejuarin e sotëm, Orlando Bloomin

Orlando Bloom dhe Katy Perry (Foto by Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja zbuloi një histori interesante për bashkëshortin e saj të tanishëm, aktorin Orlando Bloom.

Se dashuria ekziston në çdo hap të jetës dhe duhet të përjetohet çdo moment, flet historia mes dyshes hollivudiane.

Gjatë paraqitjes në “American Idol”, këngëtarja zbuloi se si kishte rënë në dashuri me Orlando në një prej restoranteve të ushqimit të shpejt, In-N-Out.

“A mund të zbuloj diçka për ju? Të fejuarin e kam takuar në një restorant të ushqimit të shpejtë në Las Vegas. E kisha dërguar truprojën për të marrë ushqim dhe pastaj pashë dorën e Orlandos që merrte hamburgerin nga tavolina im. Unë menjëherë reagova duke i thënë se ishte i imi dhe mos ta prek”, tha bukuroshja amerikane.

Orlando para se të martohej me aktorin ishte në lidhje me super modelen amerikane, Miranda Kerr me të cilën ka djalin, Flynn.

Lexo po ashtu Orlando Bloom i dhuroi Katy Perryt unazë thuajse të ngjashme me atë që i kishte propozuar ish-gruas Miranda Kerr

Gjithashtu edhe zeshkania 34-vjeçare ishte e martuar me aktorin hollivudian, humoristin Russell Brand.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme filmike dhe të muzikës. /Telegrafi/