Telegrafi

Katy Perry tregon për vështirësitë gjatë shtatzënisë: Jam duke ecur si një rosë

Katy Perry (Foto: Daniel Pockett/Getty Images/Guliver)

Ajo nuk është duke kaluar kohët e saj më të mira të shtatzënisë, ani pse ka dhënë paralajmërime për albumin e ri disa javë më parë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Katy Perry, e cila ka pranuar se ka pasur vështirësi pak kohë para lindjes së fëmijës së parë, shkruan Daily Mail.

Duke folur për një radio në Britaninë e Madhe, ajo kishte treguar se deri më tani ka ecur si një rosë, ndërsa është në pritje të vajzës me të fejuarin, Orlando Bloom.

“Jam duke ecur si një rosë. Po marrë frymë me vështirësi. Dhe po, mund të duket e çuditshme por jam duke ngrënë akull. Kështu, mund të mbush gojën time plot akull”, kishte thënë ajo.

Lexo po ashtu Katy Perry shfaqet me barkun e rrumbullakosur disa javë para lindjes

Përpos kësaj, Katy kishte zbuluar edhe emrin e shkurtër të vajzës, ndërsa përmendi se ajo shpesh e thërret Kicky Perry.

35-vjeçarja është shprehur se ndihet falënderuese ndaj Orlando, teksa gjatë kësaj kohe i ka qëndruar afër. /Telegrafi/