Site icon Telegrafi

Katy Perry tregon gjininë e fëmijës, ajo dhe Orlando Bloom presin vajzë

Katty Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom tash e një kohë të gjatë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë të përbashkët.

Shumë prej ndjekësve të tyre kanë aluduar sa i përket gjinisë së foshnjës, pasi mezi prisnin që këngëtarja të tregonte personalisht një gjë të tillë, shkruan The Sun.

33-vjeçarja zbuloi gjininë në një mënyrë jo të zakonshme, duke mbuluar kështu fytyrën e bashkëshortit të saj me një krem rroje me ngjyrë rozë.

“Është vajzë”, shkroi këngëtarja në publikimin e fotografisë së partnerit të saj në Instagram.

Duket se Katy i është gëzuar këtij lajmi, pasi që në një koncert të saj  në Melburn të Australisë u tha fansave të saj se shpresonte që foshnja e saj të jetë vajzë.

Për bashkëshortin e saj Orlando nuk është fëmija i parë, 43-vjeçari është baba i një nëntëvjeçari të cilin e ndan me ish-gruan dhe supermodelen Miranda Kerr.

Perry dhe Bloom nuk e kanë kurorëzuar ende dashurinë e tyre me martesë, pasi planifikimi për të organizuar një gjë të tillë u shty për shkak të pandemisë  coronavirus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version