Telegrafi

Katy Perry shijon pushimet me Orlando Bloom dhe Daisy, josh me dukjen në bikini

Katy Perry Foto: The Sun

Katy Perry kohëve të fundit është parë duke shijuar pushimet e saj në Haëaii.

Ajo është e shoqëruar me të fejuarin e saj, Orlando Bloom, dhe padyshim vajzën e porsalindur, Daisy, shkruan The Sun.

Treshja ndërkohë janë fotografuar nga paparacit, teksa Katy shihej duke e mbajtur në krah dhe duke përqafuar vajzën.

Foto: The Sun

Ani pse veçse ka sjellë në jetë fëmijën, artistja ka joshur fansat me tiparet trupore, ndërsa ishte e veshur me bikini.

Në anën tjetër, Orlando si përherë nuk zhgënjeu me paraqitjen, teksa vinte në pah fizikun e formësuar.

Foto: The Sun

Ndërkaq, Katy u bë nënë për herë të parë vitin që lamë pas, ndërsa pozat me të bijën në rrjete sociale tashmë nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/

Foto: The Sun