Këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme amerikane, Katy Perry, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.
Derisa është në prag të lindjes, ajo po vazhdon akoma të përkujdeset për veten e saj e madje të dalë edhe për shëtitje.
Gjatë shëtitjes së fundit në Santa Barbara, krijuesja e hitit “Roar” kishte marrë me vete të gjitha gjërat e nevojshme e po ashtu edhe masat për parandalimin e virusit COVID-19.
Perry dukej atraktive në një fustan të gjatë ngjyrë kafe, derisa u fotografua duke mbajtur një kafe në dorë.
Ylli amerikan gjithashtu kishte vënë një maskë blu, kapelë e vathë të së njëjtës ngjyrë.
Dukjen e kompletoi me syze dielli të zeza, e cila siç duket ka mbuluar gjithë fytyrën për të qenë më e sigurt gjatë kontaktit me njerëz.
Në një intervistë të fundit, artistja theksoi se është duke u përgatitur të sjell në jetë një ‘fëmijë të shëndoshë’, e cila raportohet se do të bëhet nënë e një vajze muajin tjetër.
Katy dhe Orlando ndërkohë romancën e dashurisë e filluan në vitin 2016, pasi u takuan në “Golden Globe Awards”. /Telegrafi/