Këngëtarja e popullarizuar amerikane, Katy Perry, u fotografua me barkun e rrumbullakosur ndërsa shijoi një ditë të nxehtë në Kaliforni me të fejuarin e saj, aktorin Orlando Bloom.
Dyshja ishin parë në vendlindjen e këngëtares në Santa Barbara, të shoqëruar nga babai i Katy, Keith Hudson, familjarë të tjerë si dhe nga miqtë e tyre.
E nominuara 13 herë për “Grammy”, 35-vjeçe, kishte veshur rroba banje, ku në njërin krah mbante qenin e saj, Nugget, dhe në anën tjetër një çantë me sende plazhi.
Katy u shfaq tërësisht natyrale me një kapele në kokë dhe një palë rroba banje ngjyrë jeshile me trëndafila rozë.
Ndërkohë, i fejuari i Perry tregoi fizikun e tonifikuar në pjesën e sipërme dhe në një palë pantallona të shkurtra.
Çifti, të cilët filluan të takohen që nga viti 2016, në mars njoftuan se po presin fëmijën e parë së bashku.
Megjithëse nuk kishte vënë maskë në fytyrë për shëtitjen në plazh, ajo këtë kohë e ka mbrojtur veten dhe foshnjën mjaft shumë nga coronavirusi.
Katy kohët e fundit ka pranuar që ajo ka qenë ‘duke mësuar të jetë nënë e shpejtë’ ndërsa ishte në karantinë me Orlando dhe disa fëmijët e tij, përfshirë djalin Flynn që e ndan me ish-gruan, Miranda Kerr.
Duke përshkruar shtatzëninë e saj në “The Graham Norton Show”, Katy ka thënë se jeta në izolim e ka ndihmuar të përgatitet si nënë.
E pyetur për mënyrën se si zbuloi se po bëhet nënë në klipin e “Never Worn White”, ylli amerikan u shpreh se ishte momenti i duhur.
“Mendova se nuk kishte një rrugë më të mirë për të ndarë lajmin me fansat sesa përmes muzikës”, ka thënë ajo. /Telegrafi/