Telegrafi

Katy Perry shfaqet atraktive në sezonin e ri të “American Idol”

Ajo ka qenë duke shijuar jetën e të qenurit nënë kohëve të fundit.

Por, pas kësaj periudhe duket se Katy Perry i është rikthyer punës në sezonin e ri të “American Idol”, shkruan Daily Mail.

36-vjeçarja kësaj radhe do të jetë në juri, duke vlerësuar pjesëmarrësit gjatë këtij viti.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka ndarë disa imazhe atraktive që morën komente të shumta.

Flokët bionde i kishte kapur lart kokës, ndërsa për veshja ka zgjedhur një bluzë me ngjyra të ndezura.

Ndërkaq, Katy për disa vite me radhë po merr pjesë në këtë edicion, i cili po mbahet për të 19 herë. /Telegrafi/