Këngëtarja amrikane, Katy Perry, duket se ka pësuar probleme nga lidhjet e dashurisë në jetën e saj sentimentale.
Një gjë e tillë po konsiderohet pasi ajo kishte menduar të vetëvritej, pasi u nda nga Orlando Bloom në vitin 2017, shkruan Daily Mail.
35-vjeçarja e cila është në pritje të fëmijës së parë me po të njëjtin person, ka treguar se si e përjetoi ndarjen e parë nga ai.
“Unë kisha dhënë shumë nga vetja ime, dhe kjo më lëndoi në masë të madhe. U ndava nga i dashuri, që tani është babai i fëmijës tim”
“Un pretendoja të fluturoja me projektin e radhës. Por ajo ndarje nuk më bëri të ndihem aq lartë, kështu që u rrëzova”, u shpreh ajo.
Më tutje ajo kishte shpjeguar se si mirësia e jetës e kishin shpëtuar, pasi kishte kaluar një fazë të gjatë e mërzitur nga ajo që i kishte ndodhur.
Ditët e sotme ajo i vlerëson si më të mirat në jetën e saj, ndërsa i krahason me ditët kur kishte pasur probleme me shëndetin mendor.
Ndërkaq, Katy dhe Orlando fillet e dashurisë i kishin filluar në vitin 2016, pasi u takuan në ‘Golden Globe Awards’. /Telegrafi/