Telegrafi

Katy Perry publikon video të ëmbël, ndërsa kërcen afër veturës me barkun e rrumbullakosur

Katy Perry (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë së bashku me Orlando Bloom, kohëve të fundit.

Por, këngëtarja Katy Perry, nuk është ende për një gjë të tillë, pasi së fundmi ajo ka treguar disa lëvizje të mrekullueshme vallëzimi.

Krijuesja e hitit “Roar”, përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, duket se është duke shijuar kohën e saj të lirë.

Afër veturës të cilën ishte duke e drejtuar i fejuari i saj, Katy kishte filluar të vallëzoj, ndërsa në pah kishte vënë barkun e rrumbullakosur.

Lexo po ashtu Katy Perry shijon muajt e fundit të shtatzënisë, fotografohet me masa mbrojtëse gjatë shëtitjes në Santa Barbara

Sidoqoftë, këngëtarja e njohur kishte zbuluar për herë të parë që është në pritje të një vajze, në muajin mars të këtij viti.

I fejuari i saj, Orlando tashmë do të bëhet baba për herë të dytë, pasi me ish-bashkëshorten Miranda Kerr, ai ndan djalin Flynn Christopher. /Telegrafi/