Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë së bashku me Orlando Bloom, kohëve të fundit.
Por, këngëtarja Katy Perry, nuk është ende për një gjë të tillë, pasi së fundmi ajo ka treguar disa lëvizje të mrekullueshme vallëzimi.
Krijuesja e hitit “Roar”, përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, duket se është duke shijuar kohën e saj të lirë.
Afër veturës të cilën ishte duke e drejtuar i fejuari i saj, Katy kishte filluar të vallëzoj, ndërsa në pah kishte vënë barkun e rrumbullakosur.
Sidoqoftë, këngëtarja e njohur kishte zbuluar për herë të parë që është në pritje të një vajze, në muajin mars të këtij viti.
I fejuari i saj, Orlando tashmë do të bëhet baba për herë të dytë, pasi me ish-bashkëshorten Miranda Kerr, ai ndan djalin Flynn Christopher. /Telegrafi/