Të premten, Katy Perry ka mbushur 35 vjet dhe me këtë rast, këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale duke pozuar me kostum të larjes.
Ajo ka zgjedhur rrobabanje me ngjyrë të kuqe me lule për publikimin e realizuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 86 milionë ndjekës.
Këngëtarja ka thënë në përshkrim se në këtë ditëlindje ndihet më e gjallë se kurrë më parë.
Këtë pozë, ylli nga Santa Barbara e Kalifornisë e ka realizuar në Havai, ku ka qëndruar për xhirimin e videoklipit të ri të këngës, “Harleys In Hawaii”.
Të njëjtën fotografi, ajo e ka shpërndarë edhe në InstaStory me mbishkrimin: “35 dhe kur më e gjallë e se tash”.
Perry mund të krenohet me arritjet e shumta deri në këtë moshë, pasi që është një prej yjeve të suksesshme të muzikës botërore, ndërsa në jetën personale pritet të martohet me aktorin Orlando Bloom. /Telegrafi/