Site icon Telegrafi

Katy Perry nuk ndihet e dëshpëruar më, pasi gjen mbështetje tek i fejuari dhe fëmija që ka në pritje

Katy Perry (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, është hapur rreth albumit të saj më ri dhe produktit që ajo do të nxjerrë që përshkruan dy vitet më të mërzitshme kohëve të fundit.

Ndërkaq, gjatë ditës së enjte, 35-vjeçarja ka reflektuar pozitivitet, ndërsa tregoi se është duke medituar për të sjellë energji më të mirë, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë, një gjë të tillë ajo e ka bërë të ditur në një intervistë për Apple Music’s Zane Lowe, ku tregoi rreth vështirësive që ka pasur.

“Sa më e vjetër që bëhesh, aq më shumë jeta bëhet më e vështirë. Por, nuk e kam më atë dhimbje që e pata dikur”, është shprehur ajo.

Mes tjerash Katy shtoi: “Është e mundimshme koha, sidomos rreth viteve të 30-ta, kur jeta fillon të dhemb. Trupi fillon të mos funksionojë. Metabolizmi merr tjetër kahje. Gjithçka ndryshon gjatë viteve të 30-ta”.

Pas ndarjes së saj me të fejuarin, ajo ishte përballur me depresion, me ç’rast kishte shkruar edhe një këngë për këtë periudhë.

Ani pse pati ulje-ngritje në jetën e saj, këngëtarja ka gjetur fuqinë tek Orlando Bloom dhe fëmija që së shpejti do të vijë në jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version