Site icon Telegrafi

Katy Perry largohet nga Australia mes shqetësimeve të coronavirusit, ndërsa i dashuri i saj rikthehet në SHBA për t’u vetë-izoluar

Këngëtarja Katy Perry u largua nga Sidnei, Australi, të enjten, nga frika e coronavirusit gjersa i fejuari i saj, Orlando Bloom, njoftoi se po kthehej në Shtetet e Bashkuara për t’u vetë-izoluar.

Ylli i “American Idol”, e cila së fundmi njoftoi se po pret fëmijën e saj të parë me aktorin e “Pirates of the Caribbean”, u pa në aeroport disa orë pas anulimit të disa prej ngjarjeve të planifikuara të saj.

Sipas DailyMail, Perry ishte e mbyllur në dhomën e saj të hotelit për 24 orë para largimit pasi dy punonjës në ndërtesën “Universal Music” në Woolloomooloo ishin të infektuar me virusin.

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Getty Images/Guliver)

Gjithashtu, raportohet se Perry po qëndronte në të njëjtin hotel ku Tom Hanks dhe Rita Wilson qëndronin përpara duke qenë se edhe ata kishin kontraktuar coronavirusin.

Ndërkohë, i fejuari i saj i famshëm zbuloi përmes postimeve në Instagram se shfaqja e tij në Amazon, “Carnival Row”, e cila u xhirua në Pragë, ishte midis një numri të shfaqjeve televizive që vendosi të mbyllet për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së virusit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Coronavirus

“Është lamtumira nga ne, ndërsa po shkojmë në shtëpi për t’u izoluar”, tha Bloom, sipas People.

Ylli e përmbylli mesazhin e tij me një shënim në lidhje me vetë-izolimin dhe duke u thënë ndjekësve të tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Katy Perry (Foto: Getty Images/Guliver)

Coronavirusi apo COVID-19 ka infektuar mbi 134 mijë njerëz në mbarë botën dhe si pasojë e tij mbi katër mijë prej tyre kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version