Katy Perry do të paguajë dëmshpërblim për një reper të krishterë pasi një juri në Kaliforni zbuloi se kënga e saj “Dark Horse” është plagjiaturë e një prej këngëve të tij.
Marcus Gray me bashkautorët Emanuel Lambert dhe Chike Ojukwu paditën Perryn dhe pesë producentë dhe kantautorë të tjerë që punuan në “Dark Horse”. Në mesin e të paditurve bëjnë pjesë: Dr Luke dhe Max Martin, dhe reperi Juicy J, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.
Juristët e Grey argumentuan se ‘beat’-i i “Dark Horse” ishte kopjuar nga kënga “Joyful Noise”, por Perry dhe bashkë-shkrimtarët e saj pretenduan se ata kurrë nuk kishin dëgjuar atë këngë dhe nuk ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e grupit Grey.
Por avokati i Grey argumentoi me sukses se “Joyful Noise” ishte një këngë e njohur gjerësisht, duke treguar miliona shikime të saj në YouTube dhe Spotify. “Ata po përpiqen ta zhvendosin zotin Grey në një rrugë muzikore ungjillore që askush nuk i viziton”, argumentoi Michael A Kahn.
Avokatja e Perryt, Christine Lepera, kundërshtoi duke thënë se Grei dhe ekipi i tij ishin “duke u përpjekur të zotëronin blloqe ndërtimi themelore të muzikës, alfabeti i muzikës që duhet të ishte i disponueshëm për të gjithë”.
Procedimi gjyqësor i Grey u ngrit në vitin 2014, një vit pas publikimit të “Dark Horse”, i cili u bë një nga hitet më të mëdha të Katy Perryt. Ishte e vetmja këngë e saj e renditur në vendin e parë në ShBA, dhe ishte nominuar për një çmim Grammy. Klipi i saj është parë mbi 2.6 miliardë herë në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QCcW-guAs_s