Ajo ka folur haptazi për problemet e saj me shëndetin mendor gjatë kësaj periudhe pandemie globale.
Dhe Katy Perry e ka pranuar se ka qenë në luftë me ‘depresionin’, ndërsa aktualisht po përballet me krizën e vazhdueshme shëndetësore që ka prekur botën.
“Ndonjëherë unë nuk e di se çfarë është më keq duke u përpjekur për të shmangur virusin ose depresionin që vjen me këtë normë të re”, ka thënë ylli i muzikës pop, 35-vjeçe, në një postim të ndarë të martën në Twitter.
Rrëfimi i Katy u përkrah mjaft shumë nga fansat, të cilët i kërkuan asaj të qëndronte e fortë mes këtyre kohërave të pasigurta.
“Qëndroni pozitive, ne jemi këtu me ju”, ka shkruar një fans.
“Muzika jote është e vetmja gjë që n amban”, shkroi një tjetër.
“Ne ju duam shumë, jemi të gjithë në këtë situatë”, ishte komenti i një tjetër fansi të artistes amerikane.
Katy përndryshe këtë verë pritet të bëhet nënë për herë të parë, gjersa po e shijon lidhjen e saj tejet shumë me të fejuarin Orlando Bloom. /Telegrafi/