Telegrafi

Katy Perry dhe Orlando Bloom ‘planifikojnë të rrisin fëmijën e tyre të porsalindur’, Daisy në Mbretërinë e Bashkuar

Katy Perry dhe Orlando Bloom thuhet se po planifikojnë të rrisin vajzën e tyre të porsalindur, Daisy Dove, në Mbretërinë e Bashkuar pasi këngëtarja beson se ‘të ketë një anglishte të vogël do ishte perfekte’.

Këngëtarja, 35 vjeçare, dhe i fejuari i saj, 43 vjeçar, njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë së bashku të mërkurën me një foto të ëmbël bardh e zi duke mbajtur dorën e vogël të të porsalindurës.

Çifti, i cili aktualisht jeton në Beverly Hills, Kaliforni, ka shikimin kah Mbretëria e Bashkuar ku Orlando, i cili ndan djalin Flynn, nëntë vjeç, me modelen Miranda Kerr, është lindur dhe rritur.

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Invision/AP)

“Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e nëntorit, Kate dhe Orlando janë duke u zhvendosur në Angli për të rritur vajzën e tyre të vogël”, tha një burim për US OK!

Lexo po ashtu Katy Perry bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzën e quajtur Daisy Dove

Daisy Dove do të ketë një pasaportë të dyfishtë pasi Orlando u lind në Canterbury, Angli, me Katy të lindur dhe rritur në Santa Barbara, Kaliforni.

Megjithatë burimi zbuloi se elementi ‘më i vështirë’ do të jetë marrja e ‘letrave’ për Katy për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar për të cilën besohet se do të martohet së shpejti.

Katy Perry (Foto: Instagram)

Në fillim të këtij muaji, dyshja, që u fejuan në shkurt 2019, u vunë re duke kontrolluar tre prona masive në komunitetin super ekskluziv të Montecito, Kaliforni – rreth një orë e gjysmë në veri të Los Angeles.

Daisy tani ka një rëndësi shumë të veçantë për çiftin.

Orlando ndërkohë i propozoi me një unazë martese Perry-t në Ditën e Shën Valentinit vitin që lamë pas. /Telegrafi/

Katy Perry (Foto: Instagram)