Site icon Telegrafi

Katy Perry bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzën e quajtur Daisy Dove

Katy Perry ka lindur fëmijën e saj të parë, vajzën Daisy Dove, me të fejuarin Orlando Bloom të mërkurën.

“Ne jemi duke lundruar me dashuri dhe çudi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë”, tha çifti në një prononcim për UNICEF, shkruan DailyMail.

Perry, 35 vjeçare dhe Bloom, 43 vjeç, publikuan një fotografi në ngjyrat bardhë e zi, ku shihen duke mbajtur duart mbi dorën e vogël të vajzës së porsalindur.

Në shenjë homazhi ndaj vajzës së saj, krijuesja e hitit “Teenage Dream” kishte një unazë të dukshme në gishtin e madh, ndërsa ajo mbante dorën e Daisyt.

Daisy e vogël mund të shihej e veshur me një material të bardhë dhe një kapelë model në imazhin e parë.

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Në prononcimin e tyre për UNICEF, çifti deklaruan se edhe pse ata po festojnë me gëzim lindjen e vajzës së tyre, “[ata] e dinë [ata] se janë me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa Katy”.

Komunitetet në të gjithë botën ende po përjetojnë mungesë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe çdo njëmbëdhjetë sekonda një grua shtatzënë ose e porsalindur vdes, kryesisht nga shkaqe të parandalueshme.

Që nga COVID-19, shumë më shumë jetë të porsalindura janë në rrezik për shkak të mungesës më të madhe të aksesit në ujë, sapun, vaksina dhe ilaçe që parandalojnë sëmundjet.

Ata shtuan se ‘si prindër të një të porsalindure, kjo i prish zemrat e tyre, pasi [ata] bashkëndiejnë me prindërit në luftë tani më shumë se kurrë’.

Katy Perry  dhe Orlando Bloom (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

‘Si Ambasadorë të Mirësisë së UNICEF-it, ne e dimë që UNICEF është atje, në terren, duke bërë çfarëdo që të duhet për të siguruar që çdo nënë e pritur të ketë qasje në një punonjës të trajnuar shëndetësor dhe qasje në kujdes shëndetësor cilësor’.

‘Duke mbështetur UNICEF-in, ju jeni duke mbështetur një fillim të sigurt në jetë dhe duke riimagjinuar një botë më të shëndetshme për çdo fëmijë. Shpresojmë që zemra juaj mund të lulëzojë me zemërgjerësi’, përfundoi çifti. /Telegrafi/

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version