Telegrafi

Katy Perry bëhet me 100 milionë ndjekës në Twitter

Këngëtarja e muzikës pop Katy Perry ka arritur të jetë përdoruesja e parë me 100 milionë ndjekës në rrjetin social Twitter.

Këngëtarja 32-vjeçare u nderua për arritjen e saj nëpërmjet faqes së platformës së medias sociale Twitter me hashtagun (#LoveKaty).

“Faleminderit, @ Twitter, sepse gjithmonë më keni dhënë një mundësi për të shprehur opinionin tim! #LoveKaty”, u përgjigj këngëtarja.

Perry, e cila iu bashkua faqes në vitin 2009 dhe ka shkruar rreth 8,500 herë në llogarinë e saj në Twitter, është shumë më përpara këngëtarit kanadez Justin Bieber, me 96,7 milionë ndjekës.