Telegrafi

Katy Perry arrin e veshur si ‘Ursula’ e filmit “Sirena e vogël” në spektaklin e talenteve “American Idol”

Katy Perry arriti në spektaklin e talenteve “American Idol” të dielën në Los Angeles me një veshje të çuditshme.

Këngëtarja e famshme i befasoi të gjithë, teksa kishte vendosur që të vishej si ‘Ursula’ e filmit të animuar “Sirena e vogël 1”.

Katy kishte shfrytëzuar dy këmbët e saj, duke i veshur ato si tentakula, ndërsa kishte shtuar edhe gjashtë ë tjera për t’i ngjarë personazhit negativ të filmit shumë të dashur për fëmijë.

Arsyeja pse ajo përzgjodhi këtë paraqitje ishte nata “Disney Night” e spektaklit të talenteve, ku shumica e performuesve këndojnë kolonat e famshme zanore të Disney-t.

Për të hyrë edhe më shumë në rol, Katy Perry ishte lyer me pudër ngjyrë vjollcë, për të plotësuar dukjen e personazhit ‘Ursula’. /Telegrafi/