Katy Parry dhe Orlando Bloom, kanë qenë ndër emrat më të përfolur javën e kaluar në mediat botërore.
Kjo për arsye se Orlando u fotografua nga paparacët lakuriq afër bashkëshortes së tij, në një nga plazhet e Italisë, ku ishin për pushime.
E pas gjithë asaj zhurme mediatike që u krijua, çifti ka mbaruar pushimet dhe bashkë me djalin e tyre janë rikthyer në Los Angeles të SHBA-së.
Këngëtarja ishte e veshur me një palë tuta të zeza, kapele dhe syze duke u maskuar maksimalisht që të mos vihej re nga askush.
Ndërsa Orlando, bashkë me të birin ishin veshur sportiv, duke mos u përpjekur aspak që të maskoheshin për të mos rënë në sy të mediave./Telegrafi/