Telegrafi

Katie Holmes frymëzim për ndjekësit e modës

Katie Holmes (Foto: Brendon Thorne/Getty Images/Guliver)

Katie Holmes është rikthyer në qendër të vëmendjes me fotosesionin e ri për revistën e popullarizuar, Vogue. Aktorja e famshme ka realizuar një editorial për versionin australian të revistës prestigjioze, ndërsa disa prej fotografive i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Ylli hollivudian ka treguar edhe një herë stilin e saj të veçantë duke marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.

Ish-bashkëshortja e Tom Cruise ka pozuar me kostum të zi, të hapur, duke ritheksuar guximin e saj kur është fjala për modën.

Ajo ka tërhequr vëmendjen edhe me stilin e flokëve që i ka rregulluar në atë që njihet si “dukja e lagësht”.

“Ka qenë gjë e mrekullueshme që të punoja me ferma të shkëlqyera”, ka shkruar Holmes pranë njërës nga fotografitë e publikuara. /Telegrafi/