Site icon Telegrafi

Katërvjetori i themelimit të Ushtrisë, Mehaj: Kemi ushtri me moral të lartë e të stërvitur për ta mbrojtur atdheun

Foto: Arkiv

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në katërvjetorin e Themelimit të Ushtrisë së Kosovës tha se shteti ka ushtri me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të atdheut dhe qytetarëve.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se përkundër sfidave të ndryshme rrugëtimi i ushtrisë është me vizion të qartë, i pandalshëm drejtë synimit tonë.

Përvjetori i katërt i Forcës sonë me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjen me suksese të mëdha.

Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë.

Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.

Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.

Urime qytetarë të dashur!

Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, shkruan Mehaj.

Ndryshe, më 14 dhjetor 2018 Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim kishte miratuar tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës.

Ligjet që më 14 dhjetor 2022 u miratuan nga Kuvendi ishin: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version