Manchester United ka konfirmuar se katër lojtarë kryesorë kanë shkurtuar pushimet e tyre për t’u bashkuar me bashkëlojtarët e tyre në stërvitje.
Romelu Lukaku, Marcus Rashford, Phil Jones dhe Victor Lindelof, të gjithë kanë munguar shkaku i angazhimeve në Kupën e Botës.
Djajtë e Kuq kanë qenë në turneun e tyre para-sezonal të Shteteve të Bashkuara, duke zhvilluar ndeshje kundër Club America, San Jose Earthquakes, AC Milan, Liverpool dhe Real Madrid.
Por, katërshja e futbollistëve kanë qenë me pushime pasi Belgjika, Anglia dhe Suedisë të gjitha kanë arritur në fazat e larta të turneut në Rusi këtë verë.
Faqja zyrtare e Unitedit ka konfirmuar se të katër lojtarët kanë shkurtuar pushimet e tyre dhe do të kthehen në trajnime në Manchester me pjesën tjetër të skuadrës.
ICYMI – #MUFC's squad is set to be boosted! 👊
— Manchester United (@ManUtd) August 3, 2018
Skuadra e Jose Mourinhos po përgatitet të luajë ndaj Bayern Munich në Allianz Arena të dielën dhe kthimi i Lukakut, Rashfordit, Jonesit dhe Lindelofit vjen si një nxitje në kohë.
Me këtë lojtarë, Unitedi është afër kompletimit të skuadrës, me vetëm Paul Pogban, i cili ende mungon shkaku i angazhimit deri në finale me Francën. /Telegrafi/