Eden Hazard, Yohan Cabaye, Demba Ba dhe Moussa Soë janë investitorë në skuadrën amerikane San Diego që do të fillojë të luajë nga sezoni i ri.
Ylli i Chelseat, Hazard dhe Cabaye që luan te Crystal Palace, së bashku me dyshen senegaleze Demba Ba dhe Moussa Sow dhe disa biznesmen lokal nga San Diergo kanë krijuar klubin e këtij qyteti.
Skuadra San Diego do të luajë në NASL (North American Soccer League) që është niveli i dytë u futbollit në këtë vend.
“San Diego është një vend i bukur. Dashuria dhe pasioni që kanë njerëzit për futbollin e ka bërë këtë zgjedhje edhe më të lehtë. Unë dhe shokët e mi jemi të nderuar që do ta kthejmë këtë klub në realitet dhe mezi pres që ta fillojmë dhe të bëjmë disa fitore”, ka thënë Hazard.
Me fjalë të mëdha u shprehën edhe Cabaye e Demba Ba. /Telegrafi/