Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare njihet edhe për korrektesën dhe si një vajzë që duhet marrë shembull.
Por, bukuroshja në vitin 2014 kishte përdorur një shprehje, e cila konsiderohet fyese për komunitetin romë.
Është fjala për termin Nigga, duke iu referuar njerëzve me ngjyrë, në këngën e vitit 2014, i cili është “cover” i këngës së Mila J, “Smoke Drink, Break Up”.
Dua duke u kërkuar falje ka pohuar se s’do të duhej ta kishte bërë kurrë dhe se i vjen keq.
“Lidhur me këngën cover të vitit 2014-të, asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj apo mërzis dikë”, iu është drejtuar ajo fansave në Twitter.
“Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por e pranoj se s’duhet ta kisha bërë as atë që kam bërë”, ka thënë Dua.
Ndryshe, hiti “New Rules” është shikuar mbi 860 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
In relation to my 2014 cover I never meant to offend or upset anyone. I didnt say the full word but I can admit I shouldnt have gone there at all and that a different word could’ve been recorded altogether to avoid offence and confusion. I wasn’t thinking it through at the time.
— DUA LIPA (@DUALIPA) January 5, 2018
I always stand up for social justice and I am very sorry to anyone that I have offended x
— DUA LIPA (@DUALIPA) January 5, 2018