Site icon Telegrafi

Katër vite më parë – një fans u paralizua në koncertin e Travis Scott

Kyle Green, një person që dyshohet se u shty nga ballkoni i katit të tretë në një koncert të Travis Scott katër vjet më parë, tha se ishte i ‘shkatërruar’ kur dëgjoi se vdiqën dhjetë persona në festivalin e reperit në “Astroworld”, më 5 nëntor në Houston.

Më 30 prill të vitit 2017 në Manhattan, Green, 27-vjeç, u rrëzua në koncertin e artistit amerikan, rënia e të cilit e la të paralizuar.

Siç u raportua nga tabloidet ndërkombëtare, të paktën dhjetë persona vdiqën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në “Astroworld”, në ngjarjen e ndodhur ditën e premte (5 nëntor).

Kyle Green, personi që u paralizua në koncertin e Travis Scott (Today Show)

Në koncertin, e mbajtur katër vite më parë, Scott u pa duke inkurajuar një fans tjetër të zbriste nga ballkoni i katit të dytë në turmën poshtë tij. “Të shoh, por a do ta bësh?”, shihet reperi duke i thënë një fansi. “Do të të kapin, mos u frikëso, mos u frikëso”.

Green tha se u detyrua të kalonte mbi një parmak në koncertin e Travis. Një padi e ngritur gjashtë muaj më vonë pretendonte se ai theu disa kocka duke përfshirë rruazat si rezultat i aksidentit.

Avokati i Green, Howard Hershenhorn, në një deklaratë të dhënë shtoi se ‘tani mund të ecë, por është ende pjesërisht i paralizuar’.

Travis Scott (Foto: Getty Images)

Teksa mësuan për tragjedinë e 5 nëntorit, avokati i Kyle tha se: “Ai është i shkatërruar dhe zemërthyer”.

“Ai është edhe më i indinjuar nga fakti se kjo mund të ishte shmangur nëse Travis do të kishte mësuar nga e kaluara e tij”, tha Hershenhorn.

Lexo po ashtu Tragjedia në festivalin “Astroworld” - ngritet padi në vlerë prej 750 milionë dollarësh ndaj Travis Scott dhe Drake

Pas asaj që ndodhi në festival, disa dëshmitarë përshkruan tmerrin dhe atë që përjetuan në koncert. Një pjesëmarrës pohoi se kishte mungesë të mjekëve në vendngjarje.

Pamje nga festivali “Astroworld” (Foto: Getty Images)

Lidhur me ngjarjen, kundër Travis dhe Drake u ngrit një padi në vlerë prej 750 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version