Telegrafi

Katër të vrarë në një banesë në New York, përfshirë edhe një fëmijë

Trupat e katër personave, përfshirë edhe të një djali 5 vjeç, janë gjetur mbrëmë vonë të vdekur në një banesë në lagjen Astoria të New Yorkut, ka bërë të ditur policia.

Në banesën që gjendet në katin e parë të ndërtesës janë gjetur trupat e dy femrave një mashkulli dhe të djalit të vogël.

Sipas Asociated Press të gjithë janë vrarë më armë ndërsa burri është i prerë në qafë.

Hetimet për këtë rast sipas AP janë duke vazhduar.