Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë pranë një xhamie në kryeqytetin Muscat të Omanit, tha policia të martën.
“Policia Mbretërore e Omanit i është përgjigjur një incidenti me të shtëna që ndodhi në afërsi të një xhamie në zonën Al-Wadi Al-Kabir”, ka thënë policia në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një sulm i tillë është i rrallë në këtë vend, i cili ka luajtur rregullisht rolin e ndërmjetësit në konfliktet rajonale.
Islamic Terrorists opened fire during a religious gathering in Muscat, Oman.
20 people were killed and injured.
No Kafirs to fight in Oman so now Shia – Sunni violence started.🤡 pic.twitter.com/Y9q08SFhFf
— Sunanda Roy 👑 (@SaffronSunanda) July 16, 2024
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Muscat lëshoi një alarm sigurie pas të shtënave dhe anuloi të gjitha takimet për viza të martën.
“Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë lajmet lokale dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve lokale”, shkroi ambasada në platformën e mediave sociale X.
🚨 BREAKING 🚨
⚠️ Warning, graphic content ⚠️
Terrorist attack at a Shia mosque outside #Oman’s capital #Muscat.
Initial report 21 dead, many injured. pic.twitter.com/z0hkUXtumC— Fawad Rehman (@fawadrehman) July 16, 2024
Policia tha se “janë marrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme të sigurisë për të trajtuar situatën”.
“Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin prova dhe të kryejnë hetime për të zbuluar rrethanat e incidentit”. /Telegrafi/