Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje enorme e rasteve pozitive dhe hospitalizimeve si pasojë e coronavirusit.
E me rritjen e shtrimeve në spitale janë shtuar edhe vdekjet.
Vetëm të shtunën, katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe, janë marrë 3,716 mostra prej të cilave 1,401 kanë rezultuar pozitivë.
Sot janë shëruar 1,219 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 9,408.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në janar 2022, ka pasur valë të rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19./Telegrafi/