Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka filluar hetimet për të shtënat vdekjeprurëse në një shtëpi në Granada Hills.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 të shtunën në Avenue Lerdo në Granada Hills.
Sipas LAPD, gjithsej katër persona u gjetën të vdekur.
Oficerët besojnë se ishte një incident vrasje/vetëvrasje.
At least 4 people dead in shooting at home in Granada Hills, California, according to local media.
pic.twitter.com/5CNqB4ZjzM— Dredre babb (@DredreBabb) January 28, 2024
Oficerët që erdhën trokitën në derë, por askush nuk u përgjigj, kështu që ata hynë me forcë dhe u takuan nga një dëshmitar i cili i drejtoi te të vdekurit.
Një grua që besohet se ishte rreth 80 vjeç dhe një burrë e një grua në fund të të 40-tave u gjetën të qëlluar për vdekje dhe një burrë rreth të 80-tave, që besohet të jetë ai që ka qëlluar, u gjet i vdekur në një zonë të ndryshme të shtëpisë nga një plagë me armë zjarri.
Motivi i të shtënave është ende nën hetim. /Telegrafi/