Site icon Telegrafi

Katër të rinj vdesin në një aksident në Novi Pazar

Katër të rinj kanë vdekur mbrëmjen e të shtunës në një aksident komunikacioni në Novi Pazar – Ribaric.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar – shoferi i golfit ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gruaja që ishte me të në automjet, e cila sipas disa mediave është shtatzënë, ka pësuar lëndime të lehta.

Ndërkaq, siç raporton sandzaklive aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe rrëshqitjes së rrugës, ku janë përfshirë tre automjete.

Mësohet se viktima janë: A.I. (21), M.H. (23), S.D. (22) dhe A.U. (21).

Novi Pazari ka shpallur ditë zie ditën e hënë, njofton Telegrafi.

Exit mobile version