Site icon Telegrafi

Katër të plagosur në një klub nate të një vendi turistik në Spanjë – pamjet tregojnë kaosin e krijuar pasi dëgjohen të shtënat me armë

Katër persona janë qëlluar me armë zjarri në një klub nate në Marbella të Spanjës, pasi një person i armatosur u inatos në hapësirën e mbushur me njerëz.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të së hënës në Opium Beach Club, një klub i njohur nga turistët britanikë në vendin e festave spanjolle.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë një përleshje që shpërthen mes të ftuarve në seksionin VIP, përpara se një sulmues të nxirrte armën e tij, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe, ndërsa pjesëmarrësit në festë u larguan të dëshpëruar.

Më pas ai u godit me thikë në kokë dhe jo vetëm, thanë burimet, dhe ai mbetet në spital në gjendje të rëndë.

Burimet policore thanë se i armatosuri ishte holandez dhe një nga viktimat ishte një irlandez i cili u qëllua në gjoks.

“Një nga katër personat që pësuan plagë me armë zjarri është një irlandez. Ai është më i plagosuri nga të plagosurit me armë zjarri. Ai ka pësuar një plagë me armë zjarri në gjoks”.

“I armatosuri që është arrestuar dhe ka pësuar plagë me thikë është një shtetas holandez. Viktimat e tjera janë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme, këmbën dhe shpatull”.

Të gjithë viktimat e tjera nga të shtënat mbeten në spital dhe gjendja e tyre nuk është ende e qartë. /Telegrafi/

Exit mobile version