Site icon Telegrafi

Katër të mitur vjedhin në një market në Fushë Kosovë, i drejtojnë armën lodër sigurimit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:30 në një market në Fushë Kosovë, katër të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur), pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njeri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësia policore ka arrit t’i gjejë dhe t’i shoqëroj në stacionin policor të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version