Katër persona (të mitur) janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë konfrontuar fizikisht.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:30 në stacionin policor në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se dy prej të dyshuarve si pasojë e konfrontimit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht, ku dy prej të dyshuarve si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje në raport bëhet e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/