Telegrafi

Katër të mitur rrihen mes vete në Ferizaj, përdorën mjete të forta

Foto: Ilustrim

Katër persona (të mitur) janë rrahur mes vete duke përdorur mjete të forta.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:07 në rrugën “Besnik Osmani”, në Ferizaj.

Tutje në raport, bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje verbale katër të dyshuar  meshkuj kosovar ( të mitur)  janë rrahur mes veti me mjete të forta. Si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/