Telegrafi

Katër të lënduar nga shpërthimi në Pejë, Policia jep detaje

Policia e Pejës nëpërmjet një komunikate për media jep të dhëna lidhur me shpërthimin e një bombole gazit që ka ndodhur sot në një dyqan në Pejë.

“Sot  rreth orës 09:12 është pranuar informata se në rrugën ‘Adem Jashari’, pikërisht në dyqanin ‘Lindi- 3’, i cili shiste material të tekstilit ka shpërthyer një bombol e gazit. Në këtë hapësirë ishin edhe dy lokale tjera, i këpucëve ‘Agoni-GJ.B’ dhe Barnatorja ‘Bleta’.  Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësuar: Gj.B (femër); M.U.(femër); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në Pejë, dy të lënduar (Video)

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Në vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, njësiti i zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti”, thuhet në komunikatë.