Telegrafi

Katër të lënduar në aksidentin mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se ngjarja është raportuar rreth orës 16:50.

​“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë perfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin”, është shprehur Hoxha.

Tutje zëdhënësi u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, të jenë vigjilentë, të respektojnë shenjat e trafikut dhe për kujdes të shtuar nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë trenat.