Policia e Kosovës njofton se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e një të riu mbrëmë në Ferizaj.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar.
Sipas Policisë i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri në viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.