Telegrafi

Katër të arrestuar për falsifikim të parasë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar shqiptarë dhe një shtetas të huaj, pasi të njëjtit janë duke u përpjekur të vënë në qarkullim para të falsifikuara në treg.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 22:20 në Prishtinë.

Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa Policia njofton se është kontrolluar banesa  e njërit nga të dyshuarit.

Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar material letër e zezë dhe kemikate për falsifikimin e parasë, 400 euro para të gatshme, 2 telefona etj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.