Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar shqiptarë dhe një shtetas të huaj, pasi të njëjtit janë duke u përpjekur të vënë në qarkullim para të falsifikuara në treg.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 22:20 në Prishtinë.
Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa Policia njofton se është kontrolluar banesa e njërit nga të dyshuarit.
Gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar material letër e zezë dhe kemikate për falsifikimin e parasë, 400 euro para të gatshme, 2 telefona etj.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.