Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht stacioni policor Deçan, ka arrestuar katër persona në Pejë, të dyshuar për lëndim të rëndë trupor.
Policia njoftoi se më 29.06.2020, rreth orës 16:45 ka pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në Deçan disa persona janë duke u rrahur.
Personat e lënduar me mjete tё ftohta (thika) në këtë rast janë dërguar në QKMF-Deçan, ku të njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.
Njësiti policor nga stacioni policor në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe të gjithë personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar.
Njëri nga personat e arrestuar pas intervistimit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.
Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/