Braziliani Bernard duket se është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë.
Pasi ka shkëlqyer me fanellën e Shakhtar Donetsk në pesë stinorët e fundit ai do të largohet në fund të këtij edicioni.
Kontrata e brazilianit me klubin ukrainas skadon në qershor dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Gjiganti ukrainas ka këmbëngulur për t’ia vazhduar kontratën por që nuk kanë arritur ta bindin lojtarin.
Kësisoj e ardhmja e tij duket drejt kampionatit italian Serie A.
Sipas medieve italiane, Roma, Inter, Napoli dhe Milan janë duke përcjellë nga afër lojtarin.
25-vjeçari pritet të zgjedhë njërin nga këto katër skuadra, varësisht se cila i ofron kushte më të mira personale pasi ai do të transferohet si lojtar i lirë.
Në 29 ndeshje këtë edicion, sulmuesi anësor ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat. /Telegrafi/