Mesfushori brazilian, Henrique Tavares i njohur ndryshe si Fabinho ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Monaco.
Ditë më parë braziliani deklaroi se është i gatshëm për ta bërë një tjetër hap në karrierën e tij për të luajtur me një skuadër më të madhe.
E duket se klubi francez ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën lojtarit duke e lënë të lirë të largohet.
Monaco tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit yllit të tyre që është pjesë e klubit që nga viti 2013.
Për ta lënë të lirë yllin e mesfushës, skuadra bardh e kuqe po kërkon së paku 40 milionë euro.
E këto para duket se nuk janë problem për gjigantët evropian të cilët janë vënë pas lojtarit.
Paris Saint Germain mbetet favoriti kryesor për transferimin e Fabinhos pasi ka shprehur interesim edhe në verë.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe kampioni italian Juventus, gjiganti anglez Manchester United dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/