Telegrafi

Katër skuadrat angleze janë në garë për Moussa Dembelen

Moussa Dembele vazhdon të pëlqehet jashtëzakonisht shumë në Angli.

Sulmuesi francez ka shkëlqyer në edicionin e fundit me Olympique Lyon duke shënuar vazhdimisht.

22-vjeçari ka shënuar 22 gola dhe ka bërë shtatë asistime këtë edicion në 42 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kjo ka bërë që për të të interesohen skuadrat e mëdha angleze.

The Sun raporton se Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Newcastle United po duan shërbimet e tij.

Reprezentuesi francez kishte kaluar dy vite në Angli te Fulham dhe dëshira e tij është të luaj përsëri në elitën e futbollit anglez.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë për ekipet angleze transferimi i Dembeles, pasi Lyon kërkon shumë për të.

Raportimet e fundit nga Franca thonë se presidenti Jean-Mmichael Aulas nuk do ta lejoj largimin e yllit të skuadrës pa 60 milionë euro. /Telegrafi/