Mediumet italiane njoftojnë se Roma do t’i ofrojë trajnerit Eusebio Di Francesco një kontratë të re për të shmangur interesimin nga Liga Premier.
Trajneri i ri i Romës, Di Francesco po zhvillon një futboll të bukur për sy dhe me mbrojtje të fortë këtë sezon me Giallorossët.
Ky futboll që po e praktikon trajneri italian nuk ka lënë pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha nga Liga Premier, të cilët e duan atë.
Sipas mediumit Calciomercato.com, Evertoni, Tottenham Hotspur, Arsenali dhe Chelsea “kanë dërguar disa vëzhgues” për të parë nga afër Romën e Di Francescos.
Megjithatë, Corriere dello Sport paralajmëron se drejtori sportiv i romakëve Monchi është gati të lidhë ish-trajnerin e Sassuolos me një marrëveshje të përmirësuar.
48-vjeçari ka bërë përshtypje që kur zëvendësoi Luciano Spallettin në krye të Romës, duke i udhëhequr ata në kualifikimin në 16-tën e Ligës së Kampionëve si fitues të grupit të tyre.
Di Francesco ka vetëm një vit e gjysmë të lënë në kontratën e tij me klubin kryeqytetas, dhe Il Corriere shton se bisedimet mbi një rinovim do të fillojë në pranverë. /Telegrafi/