Telegrafi

Katër skuadra spanjolle pas Biglias

Kapiteni Lazios, Lucas Biglia, mund të vendos për një lëvizje në Spanjë, pas refuzimit për zgjatje të kontratës me skuadrën nga Serie A.

Sipas raportove të La Republica, mesfushori argjentinas nuk do të rinovojë kontratën e tij në skuadrën nga kryeqyteti italian, Lazio, transmeton Telegrafi

Kështu, Celta Vigo, Sevilla, Valencia dhe Atletico Madridi janë klubet nga La Liga  spanjolle që janë në kërkim të përfitojnë nga kjo situatë e Biglias, thotë gazeta spanjolle, AS.

Lexo po ashtu Biglia nuk rinovon me Lazion, Chelsea mbetet opsion

Biglia mund të bëhet futbollistë i lirë në verë nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re me Lazion dhe Diego Simeone thuhet se është një admirues afatgjatë i bashkëkombësit të tij për aftësitë e tij mbrojtëse dhe pozicionimi perfekt në mesfushë, ndërsa edhe Atalanta janë duke menduar një lëvizje për ish-mesfushorin e Anderlechtit.

Argjentinasi ka filluar karrierën e tij në Argentinos Juniors, ndërsa ka luajtur edhe për Independiente dhe Anderlecht para se të kalojë te Lazio në vitin 2013, ku ai ka bërë plot 111 paraqitje, duke u bërë edhe kapiten i klubit. /Telegrafi/