Site icon Telegrafi

Katër skuadra pas Adnan Januzajt, ylli nga Kosova ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Adnan Januzaj vazhdon të jetë një futbollist i lirë tani e 20 ditë pas skadimit të kontratës me Real Sociedadin.

Sulmuesi anësor qëndroi për pesë vite në San Sebastian dhe u largua si futbollist i lirë pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

27-vjeçari ende nuk ka vendosur për skuadrën e re, edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Sevilla kërkon qëndrimin e tij në La Liga dhe shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e istogasit.

Ndërkohë reprezentuesi belg po kërkohet edhe nga Napoli në Serie A që i jep mundësinë të luaj në Ligën e Kampionëve.

Ish-anëtari i Manchester United, Borussia Dortmund e Sunderland po kërkohet edhe në Angli, ku Everton dhe West Ham United janë gati t’ia plotësojnë të gjitha kushtet e kërkuara.

Gjithsesi mediat në Spanjë kanë raportuar se Januzaj pritet të vendos para muajit gusht për skuadrën e re.

Januzaj edicionin e fundit u paraqit 42 ndeshje zyrtare duke shënuar pesë gola e duke asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version