Katër shokë humbën jetën kur vetura e tyre Tesla u dogj në Kanada, si pasojë e një defekti në elektronikën e dyerve të kësaj veture.
Një grua në të 20-at ishte e mbijetuara e vetme në aksidentin e 24 tetorit, pasi Rick Harper, një nëpunës i Canada Post, theu dritaren e veturës me një shufër metalike Model Y që ishte përfshirë nga zjarri.
Katër nga shokët e saj, të identifikuar si 25-vjeqari Neelraj Gohil, motra Ketaba Gohil, 29, Jay Sisodiya dhe Digvijay Patel, që të gjithë humbën jetën në tragjedi.
Harper i ka thënë Toronto Star se e mbijetuara nuk kishte “mundur të hapë dyert” nga brendësia e veturës.
Tesla ka një buton që hap derën e shoferit dhe të pasagjerëve, në vend të dorezës klasike. Por nëse mungon energjia elektrike pas një aksidenti, dyert bllokohen dhe nuk hapen. /Telegrafi/