Site icon Telegrafi

Katër shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash

Proteinat i sigurojnë trupit energji dhe e ndihmojnë organizmin tonë t’i kryejë funksionet e veta, prandaj edhe konsiderohet si lëndë primare ushqyese e organizmit.  

Dihet se proteinat përbëhen nga aminoacidet me gjatësi të caktuara dhe si të tilla janë blloqe ndërtuese të muskujve.

Ka shumë simptoma të cilat tregojnë se keni mungesë të  proteinave. Disa prej tyre janë:

Dhimbje në muskuj dhe nyje

Dobësimi i muskujve ose dhimbja mund të jetë një shenjë që na tregon se  muskujt tuaj ose lëngu i nyejve është duke humbur për të shtuar kalori në vend të përdorimit të proteinës për të ndërtuar muskujt dhe qelizat.

Ndiheni më të shqetësuar dhe më me ndryshime në humor

Proteinat ndihmojnë trurin tonë të sintetizojë hormonet si dopamina dhe serotonin që rregullon disponimin tonë. Këto hormone përmirësojnë gjendjen tonë  shpirtërore dhe na bëjnë të ndihemi të lumtur.

Flokët  e holla dhe lëkura e dobët

Flokët tona përbëhen kryesisht nga proteina. Kur ne nuk hanë mjaft  atëherë do të shohim se si fillojmë të na dobësohen fijet e flokëve. Mungesa e proteinave çon në lëkurë të dobët. Në disa raste mund të shkaktojë skuqje në lëkurë.

Sëmureni vazhdimisht

Ne gjithashtu kemi nevojë për proteina për të ndërtuar të gjitha qelizat e sistemin tonë imunitar. Nëse sëmureni ose keni infeksione më shumë se zakonisht kjo do të thotë që sistemi imunitar është i dobët dhe kjo mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit në organizëm.

Mungesa e proteinave mund të shkaktojë anemi ose she r të ulët të gjakut të cilat janë arsyet kryesore për dhimbje koke. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version