Kritikat lënë gjurmë
Fëmijët duan dashurinë dhe përkrahjen e prindërve të tyre më shumë se çdo gjë tjetër. Ata duan të përkrahen dhe të konsiderohen të vlefshëm.
Fatkeqësisht, prindi që vazhdimisht kritikon çdo gjë që fëmija bën mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tij mendor në moshën e rritur dhe të ndryshojë perspektivën e tij mbi vetveten dhe botën.
Ekspertët pohojnë se shenjat e mëposhtme tregojnë se jeni rritur nga një prind kritik, transmeton Telegrafi.
Vazhdimisht kërkoni falje
Madje edhe kur keni të drejtë, ju kërkoni falje. Keni ndjenjën që atë e presin të gjithë nga ju. Kjo është një pasojë e mundshme e kritikave ndaj të cilave jeni ekspozuar në fëmijëri.
Pendoheni edhe për gabimin më të vogël
Gabimet u ndodhin të gjithëve dhe nëse pendoheni shumë dhe ndiheni si një dështim i plotë, mund të jeni rritur nga një prind tepër kritik.
Synoni përsosmërinë
Një efekt anësor i prindërve tepër kritikë është përsosmëria. Ju zhvilloni një strategji përballimi për t’u përpjekur të bëni gjithçka të përsosur, sepse shpesh keni qenë të përbuzur.
Fatkeqësisht, kjo nuk do t’ju ndihmojë sepse përsosmëria nuk ekziston dhe asgjë nuk do ta kënaqë dikë që është shumë kritik.
Ju nuk besoni në veten tuaj
Kritikat e vazhdueshme në fëmijërinë e hershme mund të ndikojnë në mendimet dhe sjelljen tuaj. Nëse nuk besoni në veten tuaj, kjo është një tjetër pasojë e mundshme e një edukimi kritik. /Telegrafi/